Haxhiu: Pas miratimit në seancë plenare, Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamentare

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka shkruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Ajo ka thënë se pas njoftimit për formimin e grupeve parlamentare, kanë proceduar me themelimin e komisioneve parlamentare, duke i hapur rrugë funksionalizimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. “Me miratimin në seancën plenare, Kuvendi i Republikës së Kosovës do…

Lajme

12/02/2026 16:59

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka shkruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo ka thënë se pas njoftimit për formimin e grupeve parlamentare, kanë proceduar me themelimin e komisioneve parlamentare, duke i hapur rrugë funksionalizimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Me miratimin në seancën plenare, Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamentare, të cilat do të jenë shtylla kryesore e punës legjislative dhe mbikëqyrëse. Me përgjegjësi të lartë institucionale, me bashkëpunim ndërmjet të gjitha grupeve parlamentare dhe me angazhim të përbashkët, nisim punën e Legjislaturës X, të vendosur për rezultate konkrete, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe Republikës”, ka thënë Haxhiu. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: