Haxhiu e quan “skandaloz” deklarimin e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se aksioni i Policisë në disa institucione paralele sot në 10 qytete të Kosovës nuk është realizuar me autorizimin e tyre, pasi sipas Prokurorisë nuk kishte kërkesë zyrtare. Ministrja Haxhiu e ka quajtur këtë deklarim “skandaloz”, deri sa ka kërkuar ta…
Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se aksioni i Policisë në disa institucione paralele sot në 10 qytete të Kosovës nuk është realizuar me autorizimin e tyre, pasi sipas Prokurorisë nuk kishte kërkesë zyrtare.
Ministrja Haxhiu e ka quajtur këtë deklarim “skandaloz”, deri sa ka kërkuar ta dijë në shërbim të kujt janë këta prokurorë, shkruan lajmi.net.
“Çfarë deklarimi skandaloz i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në vend që të vepronin shumë vite më parë, dhe t’i mbyllnin zyrat e strukturave ilegale ata nga zyrat e tyre lëshojnë komunikata kundër veprimeve të ligjshme dhe të drejta të policisë. A ka kush që i kupton këta zyrtarë të shtetit që mbajnë emrin prokurorë? Në shërbim të kujt janë?”, ka shkruar Haxhiu.
Autoritetet kosovare sot kanë mbyllur edhe disa komuna dhe institucione paralele të Serbisë në disa prej komunave të Kosovës.
Aksionet policore u ndërmorën në komunën e Lipjanit, Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Novobërdës, Kamenicës, Vitisë, Rahovecit dhe Skenderajt.
Policia e Kosovës tha se qëllimi i operacionit, me kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ishte ndërprerja e “shërbimeve të jashtëligjshme” të Serbisë në Kosovë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Haxhiut në Facebook: