Haxhi Shala në Kosovë, shihet prane varrit të babait

Ish-deputeti i Kosovës, Haxhi Shala ka mbërritur në Kosovë disa ditë pasi babai i tij ndërroi jetë. Djali i Haxhi Shalës, Edmond Shala, në rrjetin social ‘’Facebook’ ka postuar  një imazh  ku shihet ish deputeti pranë varrit të babait. Tutje në postimin e tij Edmondi  është shprehur se babai i tij  është i pafajshëm dhe…

Lajme

11/10/2024 12:01

Ish-deputeti i Kosovës, Haxhi Shala ka mbërritur në Kosovë disa ditë pasi babai i tij ndërroi jetë.

Djali i Haxhi Shalës, Edmond Shala, në rrjetin social ‘’Facebook’ ka postuar  një imazh  ku shihet ish deputeti pranë varrit të babait.

Tutje në postimin e tij Edmondi  është shprehur se babai i tij  është i pafajshëm dhe po mbahet padrejësisht në burgjet e Hagës.

“Jeta na ka vënë përballë dhimbjeve të papërshkrueshme. Sot po shkruaj për babain tim, i cili humbi të atin e tij, gjyshin tim të dashur, një njeri i ndershëm dhe i palodhur! Ai tani po mbahet padrejtësisht në burgjet e Hagës, larg familjes së tij, larg dashurisë së tij. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë vuajtjen e një familjeje kur një njeri i pafajshëm mbahet larg për kaq shumë kohë. Por ne nuk humbasim shpresën. Lutemi për drejtësi dhe për një ditë të ndriçuar, kur ai do të kthehet në mesin tonë, ashtu siç e meriton. Zemrat tona janë të thyera, por dashuria jonë për të mbetet e pathyeshme”, shkroi ai/Lajmi.net/