Harris pranon humbjen kundër Trumpit: Duhet ta pranojë patjetër rezultatin

Nënpresidentja Harris tha se “tani nuk është koha për t’i çuar duart”, por është koha “për t’i përveshur mëngët”. “Vetëm kur të mbulon errësira mund t’i shohësh yjet”, theksoi ajo. “Ne do ta vazhdojmë këtë luftë në kabinat e votimit, në gjykata dhe në sheshe publike, tha Harris, duke sinjalizuar punën që demokratët janë të…

Bota

06/11/2024 23:12

Nënpresidentja Harris tha se “tani nuk është koha për t’i çuar duart”, por është koha “për t’i përveshur mëngët”.

“Vetëm kur të mbulon errësira mund t’i shohësh yjet”, theksoi ajo.

“Ne do ta vazhdojmë këtë luftë në kabinat e votimit, në gjykata dhe në sheshe publike, tha Harris, duke sinjalizuar punën që demokratët janë të gatshme ta bëjnë në katër vjetët e ardhshme.

Harrisi në veçanti iu drejtua të rinjve që kërkoi t’i organizojë, duke e pranuar se humbja e saj mund të jetë e dhimbshme, por puna nuk ka mbaruar.

“Nganjëherë duhet kohë për të luftuar. Kjo nuk nënkupton se ne nuk do të fitojmë. Çfarë ka rëndësi është të mos heqësh dorë kurrë”, nënvizoi ajo.

Harris u bëri thirrje mbështetësve të vet ta pranojnë disfatën e saj në zgjedhjet presidenciale 2024 dhe tha se do ta ndihmojë presidentin e zgjedhur Donald Trump gjatë kalimit të pushtetit.

“Ne jemi duke ndier dhe përjetuar një sërë emocionesh tani, e kuptoj. Por, ne duhet ta pranojë patjetër rezultatin”, tha ajo.

“Më herët gjatë ditës, bisedova me presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe e urova për fitoren”, tha Harris.

“Derisa e pranoj humbjen në këto zgjedhje”, tha ajo, “nuk dorëzohem në luftën që e ushqeu këtë fushatë”.

“Nuk do të heq kurrë dorë nga lufta për një të ardhme ku amerikanët mund t’i ndjekin ëndrrat, ambiciet dhe aspiratat e tyre”, tha ajo. Amerika, shtoi ajo, “nuk do të heqë kurrë dorë nga lufta për demokracinë tonë”.

Kamala Harris u tha mbështetësve të saj, të mbledhur në Universitetin Howard, se e ka humbur garën presidenciale kundër Donald Trumpit.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai që dëshironim, për të cilin luftuam, dhe votuam”, tha Harris. REL