Haradinaj: Rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarë
Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit dhe duke thënë se Kosova duhet të rikthehet, sipas tij, në “binarët e shtetit demokratik”. Haradinaj ka renditur një varg çështjesh për të cilat pretendon se duhet të ndryshojnë, duke nisur nga raportet me aleatin strategjik të Kosovës, Shtetet…
Lajme
Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit dhe duke thënë se Kosova duhet të rikthehet, sipas tij, në “binarët e shtetit demokratik”.
Haradinaj ka renditur një varg çështjesh për të cilat pretendon se duhet të ndryshojnë, duke nisur nga raportet me aleatin strategjik të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri te ekonomia, energjia, arsimi, shëndetësia dhe trajtimi i qytetarëve.
“E kam thënë dhe po e përsëris: rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka kërkuar që, sipas tij, Amerika të respektohet si aleat historik, Serbia të sanksionohet me 100 për qind dhe energjia të prodhohet në Kosovë në vend se të blihet nga Serbia.
Haradinaj ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen projektet amerikane, prodhuesit vendorë, punëtorët, policët dhe ushtarët, ndërsa ka kërkuar më shumë investime në arsim dhe shëndetësi.
Në statusin e tij, ai ka përmendur edhe emigrimin e qytetarëve, duke thënë se synimi duhet të jetë që “familja të rritet në Kosovë e jo në Skandinavi”.
Në fund, Haradinaj ka bërë edhe një deklaratë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e lidhur mesazhin e tij me zhvillimet e muajve të ardhshëm.
“Pra, shtatori po vjen, Albin”, ka përfunduar Haradinaj.