Haradinaj: Qeveria ka braktisur prodhuesit vendorë, ne ofrojmë zgjidhje për zhvillimin e ekonomisë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit vendorë. Haradinaj përmes një postimi në Facebook është shprehur se do të ofrojnë zgjidhje konkrete për zhvillimin e ekonomisë. “Përballë një qeverie që ka braktisur prodhuesit vendorë, ne ofrojmë zgjidhje konkrete për zhvillimin…
Lajme
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit vendorë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook është shprehur se do të ofrojnë zgjidhje konkrete për zhvillimin e ekonomisë.
“Përballë një qeverie që ka braktisur prodhuesit vendorë, ne ofrojmë zgjidhje konkrete për zhvillimin e ekonomisë. Heqja e tatimit në fitim për produktet e eksportuara dhe zgjerimi i listës së lëndës së parë për prodhuesit vendorë do të hapë horizonte të reja për bizneset tona. Eliminimi i burokracisë së tepërt në ATK do t’u japë hapësirë bizneseve të fokusohen në rritje dhe zhvillim, jo në letra e procedura të pafundme.” – ka thënë Haradinaj.
Ai tutje tha se Kosova ka nevojë për politika që nxisin investimet dhe mbrojnë prodhimin vendas.