Haradinaj: Kosova ka nevojë urgjente për një qendër gjithëpërfshirëse për trajtimin e kancerit të gjirit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente për një qendër gjithëpërfshirëse për trajtimin e kancerit të gjirit. ‘’Kosova ka nevojë urgjente për një qendër gjithëpërfshirëse për trajtimin e kancerit të gjirit. Kjo çështje kritike shëndetësore që prek shumë familje kosovare, kërkon adresim dhe veprim të menjëhershëm nga qeveria,’’-tha Haradinaj. Tutje…

Lajme

17/10/2024 16:37

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente për një qendër gjithëpërfshirëse për trajtimin e kancerit të gjirit.

‘’Kosova ka nevojë urgjente për një qendër gjithëpërfshirëse për trajtimin e kancerit të gjirit. Kjo çështje kritike shëndetësore që prek shumë familje kosovare, kërkon adresim dhe veprim të menjëhershëm nga qeveria,’’-tha Haradinaj.

Tutje ai tha se gjatë muajit të ndërgjegjësimit AGK do vazhdojë më aktivitete  edhe përtej muajit Tetor.

”Gjatë këtij muaji të ndërgjegjësimit, kam mbështetur aktivitetet e Aleancës së Gruas së Kosovës, anembanë vendit. AGK do të vazhdojë aktivitetin edhe përtej muajit rozë – tetorit. Ky angazhim i vazhdueshëm është shembull i përkushtimit.

Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa gratë tona, nënat, motrat dhe bijat tona luftojnë me këtë sëmundje. Pavarësisht dallimeve politike, të gjithë duhemi të ofrojmë mbështetjen për të krijuar një qendër moderne që do të ofrojë diagnostikim të hershëm, trajtim cilësor dhe mbështetje psiko-sociale për të gjitha gratë e prekura nga kanceri i gjirit. Kjo është më shumë se një çështje shëndetësore – është një investim në të ardhmen e vendit.”-shtoi Haradinaj./Lajmi.net/