Haradinaj akuzon Kurtin: Ka vepruar sipas dëshirave të Rusisë dhe Serbisë
Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se kryeministri Albin Kurti ka punuar “intensivisht që ato themelet, atë që është krijuar me mund në Kosovë ta tjetërsojë, por jo në favor të Kosovës. Ai tha në një intervistë në Frontal në T7 se të gjitha zhvillimet janë “agjendë”. “E ka sulmu themelin e…
Lajme
Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se kryeministri Albin Kurti ka punuar “intensivisht që ato themelet, atë që është krijuar me mund në Kosovë ta tjetërsojë, por jo në favor të Kosovës.
Ai tha në një intervistë në Frontal në T7 se të gjitha zhvillimet janë “agjendë”.
“E ka sulmu themelin e vlerave të lirisë”, tha ai.
“E ka dëmtuar edhe ekonominë. Shumë prej tyre i nxjerrin sot investimet jashtë vendit. Shqipëria thotë se investitori më i madh i jashtëm është Kosova. 700 milionë të Kosovës atje. E ka lënë Kosovën pa fuqi energjetike, s’ka lënë të prodhohet energji elektrike”, tha ndër tjerash Haradinaj.
Ai tha gjithashtu se Kurti “i ka shkatërru marrëdhëniet me aleatët e sigurisë”.
“Nëse e vazhdojmë listën kështu, e sheh që ky ka punu në bazë të udhëzimeve ose në bazë të dëshirave të armiqve të Kosovës, Rusisë, Serbisë, këtyre që s’na dojnë”, tha ai.