Hapet afati për dërgimin e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga shiu dhe breshëri në Drenas, zgjat deri më 29 korrik

Komuna e Drenasit, ka njoftuar se pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe breshëri në këtë komunë, të gjithq qytetarët mund t’i dërgojnë kërkesat për vleresimin e dëmeve gjatë periudhës nga sot më 22 korrik deri më 29 korrik. Ata kanë njoftuar se pas përfundimit të këtij afati, kërkesat për vlerësimin e dëmeve…

Lajme

22/07/2026 11:46

Komuna e Drenasit, ka njoftuar se pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe breshëri në këtë komunë, të gjithq qytetarët mund t’i dërgojnë kërkesat për vleresimin e dëmeve gjatë periudhës nga sot më 22 korrik deri më 29 korrik.

Ata kanë njoftuar se pas përfundimit të këtij afati, kërkesat për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshri nuk do të pranohen, ndërsa formularët e kërkesës mund të merren të plotësohen dhe të dorëzohen çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në sportelet nr. 10 dhe 11, në katin përdhes të objektit të Komunës së Drenasit.

“Kërkesa duhet t’u drejtohet:

𝐊𝐨𝐦𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐕𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐃𝐞̈𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐅𝐚𝐭𝐤𝐞𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐍𝐚𝐭𝐲𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐚𝐭𝐤𝐞𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐓𝐣𝐞𝐫𝐚.

Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:

  1. Kopja e letërnjoftimit;
  2. Konfirmimi i llogarisë bankare;
  3. Dëshmitë për dëmet e shkaktuara nga breshri (fotografi);
  4. Certifikata e biznesit (vetëm për personat juridikë)”, ka njoftuar Komuna e Drenasit. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: