Gruda thotë se VV nuk po e pranon rezultatin e zgjedhjeve: Këto rezultate nuk i kanë dhënë të drejtën të formoj vetë institucionet
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend e për të cilën ka thënë se është moment historik ku si pas tij po testohet nëse vullneti i një individi do të dominoj mbi aktin themeltar të këtij shteti e që është Kushtetuta e Kosovës. “Nëse shteti do t’i…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend e për të cilën ka thënë se është moment historik ku si pas tij po testohet nëse vullneti i një individi do të dominoj mbi aktin themeltar të këtij shteti e që është Kushtetuta e Kosovës.
“Nëse shteti do t’i rezistoj kapjes apo përfundimisht do të përkulet para arrogancës së pashembullt të një partie që refuzon të njoh rezultatin e zgjedhjeve, rezultat që nuk i ka dhënë asaj të drejtën që të formoj vetë institucionet e Kosovës. E gjithë kjo po ndodh para syve të popullit të Kosovës dhe nuk është thjeshtë e vetëm një bllokadë në Kuvend por është një përpjekje për të zhbërë rendin kushtetues dhe për të shndërruar dështimin e një kandidature për kryetar në një krizë shtetërore”, ka thënë Gruda.
Ai ka thënë se ky debat nuk është vetëm një debat mbi procedurën por është një përballje themelore mes arrogancës që nuk njeh asnjë normë dhe përgjegjësisë ndaj shtetit.
“Përballë kësaj norme, heshtja nuk është vetëm shprehje e neutralitetit dhe vetëpërmbajtjes por thellësisht përgjegjësi nëse gjërat për këtë vend shkojnë keq. Nuk kemi të bëjmë me mosdije, kemi të bëjmë me shpërfillje. Nuk është çështje interpretimesh por përballje me të vërtetën që nuk do ta pranoj. Nuk i ka votat dhe po përpiqet ta zëvendësoj vullnetin politik me truke procedurale. Kushtetuta dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i japin të drejtë partisë së parë për të propozuar kandidatin për kryetar por jo për ta emëruar atë”, ka shtuar Gruda.