Të shtëna me armë zjarri në Breg të Diellit, tentohet të grabitet furgoni që transportonte para

Sot, rreth orës 14:00, ka pas të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana ka thënë se është tentuar të grabitet një furgon që transportonte para. Pllana ka thënë se nuk ka të lëndar, dhe se Policia në koordinim me Prokurorinë po…

Lajme

24/11/2025 15:33

Sot, rreth orës 14:00, ka pas të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana ka thënë se është tentuar të grabitet një furgon që transportonte para.

Pllana ka thënë se nuk ka të lëndar, dhe se Policia në koordinim me Prokurorinë po marrin masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/