Gjykata Supreme i reagon Qeverisë në detyrë: Është ndërhyrje e papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit, jeni të obliguar ta respektoni atë
Gjykata Supreme e Kosovës i ka reaguar Qeverisë në detyrë të Kosovës të cilët kanë kundërshtuar aktgjykimin e marrë nga kjo Gjykatë përmes të cilit shfuqizohet Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë. Reagimin e djeshëm të Qeverisë të cilët e kanë quajtur këtë vendim “arbitrar”, Gjykata…

Lajme
Gjykata Supreme e Kosovës i ka reaguar Qeverisë në detyrë të Kosovës të cilët kanë kundërshtuar aktgjykimin e marrë nga kjo Gjykatë përmes të cilit shfuqizohet Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.
Reagimin e djeshëm të Qeverisë të cilët e kanë quajtur këtë vendim “arbitrar”, Gjykata e ka quajtur si “tendencioz”, shkruan lajmi.net.
“Reagimi i Qeverisë në detyrë, përbën, jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por njëkohësisht një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit. Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimet e Gjykatës Supreme janë të bazuara në Kushtetutë dhe në ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe si të tilla duhet të respektohen”, thuhet në reagimin e Gjykatës.
Nga kjo Gjykatë kanë thënë se garantojnë që akti nënligjor të jetë në përputhje me normat juridike që rregullojnë mënyrën dhe kohën e miratimit të tyre.
“Ndaj, çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje autoritetin e Gjykatës dhe legjitimitetin e vendimeve të saj, përmes deklaratave politike, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Gjykata Supreme pret në rend të parë nga institucionet shtetërore të tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimeve gjyqësore, si kusht i funksionimit të shtetit ligjor. Gjykata Supreme do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit”, thuhet mes tjerash në reagimin e Gjykatës Supreme. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: