Gjendet një dron në Muçibabë, Policia jep detaje
Një dron i paidentifikuar është gjetur në pyll në fshatin Muçibabë të Komunës së Gjilanit, dje rreth orës 19:20. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar dronin, si dhe është njoftuar prokurori i…
Lajme
Një dron i paidentifikuar është gjetur në pyll në fshatin Muçibabë të Komunës së Gjilanit, dje rreth orës 19:20.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar dronin, si dhe është njoftuar prokurori i cili rastin e ka cilësuar ‘’Mbajtje në pronësi kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës dhe fotografimi dhe incizimi i paautorizuar’’. Rasti nën hetime”, ka thënë Hashani. /Lajmi.net/