Gjenden armë, municion e uniforma ushtarake në veri, Sveçla publikon video gjatë aksionit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në një aksion të radhës në veri janë gjetur armë, municion e uniforma ushtarake nën një ahur. Sveçla ka shkruar se uniformat ishin të Serbisë dhe Rusisë si dhe të SHBA-ve e Britanisë së Madhe, shkruan lajmi.net. Sipas Sveçlës, ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët…
Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në një aksion të radhës në veri janë gjetur armë, municion e uniforma ushtarake nën një ahur.
Sveçla ka shkruar se uniformat ishin të Serbisë dhe Rusisë si dhe të SHBA-ve e Britanisë së Madhe, shkruan lajmi.net.
Sipas Sveçlës, ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera.
“Çdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”, ka shkruar Sveçla. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: