Gërvalla pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Ngushëllimet nuk mjaftojnë, duhen hetuar rrethanat dhe parandaluar dhuna ndaj grave

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar në Kuvend pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar veprime konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave. “Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën dhe disi ta vërteton shprehjen që veç një burrë i lig e ngre dorën dhe vret ose rrah një grua”, ka…

Lajme

26/10/2026 17:43

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar në Kuvend pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar veprime konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

“Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën dhe disi ta vërteton shprehjen që veç një burrë i lig e ngre dorën dhe vret ose rrah një grua”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka theksuar se shprehjet e ngushëllimit nuk mjaftojnë pa veprime konkrete, duke shtuar se i dyshuari për vrasjen ende është në arrati.

“Ngushëllimet, sado të sinqerta, nuk mjaftojnë. Përgjegjësia jonë është të veprojmë, aq më tepër që vrasësi ende është në arrati”, ka thënë ministrja.

Gërvalla ka kërkuar shqyrtimin e rrethanave që i kanë paraprirë vrasjes, duke ngritur pikëpyetje nëse po bëhet mjaftueshëm për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave.

“Krimi brutal i mbrëmshëm, vrasja e një tjetër gruaje na rikthen doemos te pyetja më thelbësore: a po bëjmë gjithçka që dhuna të parandalohet dhe jeta të mbrohet? Kur një grua humb jetën pasi ka kërkuar ndihmë dhe mbrojtje, ne kemi detyrimin të shqyrtojmë jo vetëm krimin që u krye, por edhe të gjitha rrethanat që i paraprin atij”, ka deklaruar Gërvalla. /Lajmi.net/