Fushë-Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka thënë se sot kanë shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave. “Të dashur qytetarë të Fushë Kosovës, sot mbajtëm takim të Këshillit për Siguri në Bashkësi ku shqyrtuam dhe analizuam gjendjen në të cilën jemi me mbeturinat në komunën e Fushë Kosovës. Në këtë takim morëm vendim që…

Lajme

13/06/2026 13:10

Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka thënë se sot kanë shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave.

“Të dashur qytetarë të Fushë Kosovës, sot mbajtëm takim të Këshillit për Siguri në Bashkësi ku shqyrtuam dhe analizuam gjendjen në të cilën jemi me mbeturinat në komunën e Fushë Kosovës. Në këtë takim morëm vendim që të shpallim gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave. Për hapat e radhës nga e hëna do të ju njoftoj drejtori i Shërbimeve Publike. Presim dhe kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Ky problem do të zgjidhet gjatë kësaj jave”, ka thënë ai.

“Ju faleminderit për durimin dhe bashkëpunimin tuaj”, ka shtuar ai.

Më poshtë, video: