Forcat serbe ia vranë dhe djegën 14 anëtarë të familjes, Fadil Muqolli rrëfen dhembjen e madhe për ta

Sot janë bërë 25 vite që nga masakra në Paklek të Drenasit ku u vranë e u dogjën 54 civil shqiptarë. Në një rrëfim për lajmi.net, Fadil Muqolli tregon me dhimbje të madhe masakrën ku kanë mbetur të vrarë 14 anëtarë të familjes së tij, brenda shtëpisë së tij. “I kanë mbledh brenda, i kanë…

Lajme

17/04/2024 21:09

Sot janë bërë 25 vite që nga masakra në Paklek të Drenasit ku u vranë e u dogjën 54 civil shqiptarë.

Në një rrëfim për lajmi.net, Fadil Muqolli tregon me dhimbje të madhe masakrën ku kanë mbetur të vrarë 14 anëtarë të familjes së tij, brenda shtëpisë së tij.

“I kanë mbledh brenda, i kanë gju dy bomba dore, pas qetësimit të bombave kanë hyrë brenda me pushkë automatike deri sa ai ka mendu që i ka vra të gjithë. Prej asaj dhome kanë shpëtu 6 persona të gjallë. Forcat serbe janë kthy në mbrëmje e kanë djeg dhomën edhe kufomat, e të nesërmen prapë janë ardhë e kanë djeg dhomën edhe njëherë, e pas gjashtë dite janë ardh e kanë djeg dhomën edhe krejt shpinë edhe eshtrat që kanë mbet i kanë tubu në dy qoshet e dhomës për me i zhduk”, ka thënë Muqolli në rrëfimin e tij.

Ai ka thënë që tash e 25 vite është kujdesur për këtë shtëpi.

“Unë nuk muj me nejt pa ardhë në këtë shpi, kur punoj 90% të rasteve njëherë vij këtu pastaj shkoj në shpi”, është shprehur Muqolli.

Video: