Fluks i madh pacientësh në QKUK gjatë fundjavës, u trajtuan gjithsej 900 raste – Thirrje qytetarëve të drejtohen aty vetëm në raste urgjente
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, ka njoftuar se në fundjavë, në QKUK ka pas një fluks të lartë pacientësh, duke trajtuar gjithsej rreth 900 raste. Sipas ShSKUK, në këtë periudhë janë ofruar shërbime emergjente të natyrave të ndryshme, përfshirë 194 raste reanimimi, 302 trajtime internistike, 183 raste ortopedike, 137 raste kirurgjike si dhe 33 raste që…
Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, ka njoftuar se në fundjavë, në QKUK ka pas një fluks të lartë pacientësh, duke trajtuar gjithsej rreth 900 raste.
Sipas ShSKUK, në këtë periudhë janë ofruar shërbime emergjente të natyrave të ndryshme, përfshirë 194 raste reanimimi, 302 trajtime internistike, 183 raste ortopedike, 137 raste kirurgjike si dhe 33 raste që kanë kërkuar intervenime të vogla.
61 nga këto raste kanë qenë të aksidentuara, ndërsa të gjitha shërbimet janë realizuar nga ekipet e mjekëve specialistë dhe infermierëve të Qendrës Emergjente.
“Një pjesë e konsiderueshme e pacientëve janë paraqitur drejtpërdrejt në Qendrën Emergjente, duke anashkaluar shërbimet shëndetësore parësore dhe dytësore. Qendra Klinike Universitare e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që rastet jo emergjente të drejtohen fillimisht në qendrat e mjekësisë familjare apo në spitalet rajonale. Qendra Emergjente duhet të mbetet e rezervuar për rastet serioze dhe kërcënuese për jetën. Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për të mundësuar ofrimin e kujdesit shëndetësor në kohën e duhur për pacientët që janë në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën”, ka njoftuar ShSKUK. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: