Flamuri ukrainas vendoset në objektin e ambasadës amerikane, Hovenier: Ne nuk mund dhe nuk do të pranojmë agresionin e Rusisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeff Hovenier, në një postim në “X”, ka treguar vendosjen e flamurit ukrainas në objektin e ambasadës amerikane. Ai ndër të tjera tha se nuk duhet ta pranojmë agresionin e Rusisë, dhe kjo është një sfidë e papranueshme për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Sot janë bërë dy vite kur presidenti…
Lajme
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeff Hovenier, në një postim në “X”, ka treguar vendosjen e flamurit ukrainas në objektin e ambasadës amerikane.
Ai ndër të tjera tha se nuk duhet ta pranojmë agresionin e Rusisë, dhe kjo është një sfidë e papranueshme për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Sot janë bërë dy vite kur presidenti rus, Putin, në një video zyrtare, sipas tij, deklaroi operacionin special ushtarak ndaj Ukrainës. Udhëheqësit botërorë e dënuan ashpër agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe e cilësuan të pabazë dhe absurd.
“Ne nuk mund dhe nuk do të pranojmë agresionin e Rusisë: është një sfidë themelore dhe e papranueshme për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Dy vjet pasi Rusia filloi pushtimin e saj brutal dhe në shkallë të plotë të Ukrainës, ne riafirmojmë angazhimin tonë si partnerë ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj, demokracinë dhe vlerat e saj.” /Lajmi.net/
We cannot and will not accept Russia’s aggression: it is a fundamental and unacceptable challenge to international peace and security. Two years after Russia began its brutal, full-scale invasion of Ukraine, we reaffirm our commitment as international partners to support Ukraine… pic.twitter.com/wYsIj9KsOn
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 24, 2024