Flamur Fetahaj zgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë, Haradinaj i uron suksese në përmbushjen e detyrave të marra

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar për degën e AAK-së në Gjakovë, qytet në të cilin për shumë mandate ka udhëhequr kjo parti. Ai ka thënë se nën drejtimin e Ardian Gjinit, Gjakova ka fituar dinjitetin e një qyteti që zhvillohet me punë, me përkushtim dhe me rezultate konkrete. “Investimet e shumta, projektet transformuese…

Lajme

19/04/2026 19:01

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar për degën e AAK-së në Gjakovë, qytet në të cilin për shumë mandate ka udhëhequr kjo parti.

Ai ka thënë se nën drejtimin e Ardian Gjinit, Gjakova ka fituar dinjitetin e një qyteti që zhvillohet me punë, me përkushtim dhe me rezultate konkrete.

“Investimet e shumta, projektet transformuese dhe qasja e drejtë ndaj çdo qytetari e kanë kthyer këtë qytet në një model të mirëqeverisjes lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo mbështetje e fuqishme dhe vendosmëria për të vazhduar rrugën e zhvillimit u konfirmuan edhe sot, në Kuvendin Zgjedhor të X-të të Degës, ku u zgjodhën strukturat e reja drejtuese”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka njoftuar se kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë është zgjedhur Flamur Fetahaj.

“Përgëzoj për zgjedhjen si kryetar i Degës, Flamur Fetahajn, aktualisht nënkryetar i komunës, një kuadër i dëshmuar dhe i përkushtuar, i cili shquhet për angazhimin dhe shërbimin e tij ndaj qytetarëve të Gjakovës. Mirënjohje ndaj kryetarit të deritanishëm të Degës, Ardian Gjini dhe strukturave që ndër vite kanë dhënë kontribut të çmuar që Aleanca të jetë forca e parë politike në Gjakovë. Kryetarit të sapozgjedhur, Flamur Fetahaj, si dhe të gjitha strukturave të reja të zgjedhura nga ky Kuvend, ju uroj mbarëvajtje dhe suksese në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të marra”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: