Federata Evropiane e Gazetarëve: Do të raportojmë në BE e KiE për fushatën kundër gazetarëve, turp për Kurtin e VV-në

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) kanë dënuar fuqishëm fushatën e partisë së kryeministrit në dorëheqje Albin Kurti ndaj gazetarëve dhe AGK-së. Sekretari Gjeneral i EFJ Ricardo Gutierrez, ka thënë se EFJ e konsideron Kurtin bashkëpunëtor në veprime të tilla skandaloze. EFJ në reagim thonë se sulmet ad-hominem ndaj gazetarëve janë përpjekje për t’i penguar ata…

Lajme

02/05/2025 17:27

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) kanë dënuar fuqishëm fushatën e partisë së kryeministrit në dorëheqje Albin Kurti ndaj gazetarëve dhe AGK-së.

Sekretari Gjeneral i EFJ Ricardo Gutierrez, ka thënë se EFJ e konsideron Kurtin bashkëpunëtor në veprime të tilla skandaloze.

EFJ në reagim thonë se sulmet ad-hominem ndaj gazetarëve janë përpjekje për t’i penguar ata dhe ngacmimi e frikësimi i tyre janë të denja për regjimet autoritare. Për këtë sjellje, Gutierrez ka thënë se do të raportojnë edhe në Këshillin e Evropës, BE dhe Partinë e Socialistëve Evropianë.

“#Kosova: Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ dënon fuqimisht fushatën e neveritshme të anëtarëve të partisë së Kryeministrit Albin Kurti. Ne e konsiderojmë atë bashkëpunëtor në këto veprime të skandaloze. Sulmi ndaj gazetarëve ad hominem është një përpjekje për t’i penguar ata të bëjnë punën e tyre dhe të vazhdojnë t’i shërbejnë të drejtës së qytetarëve të Kosovës për t’u informuar. Ky ngacmim dhe frikësim është i denjë për regjimet më të këqija autoritare. Ne nuk do të dështojmë ta raportojmë këtë sjellje të turpshme në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe Partinë e Socialistëve Evropianë. Turp për LV dhe z. Kurti!”, ka thënë Gutierrez.