Eurodeputeti austriak: Është e pakuptimt vendosja e masave ndaj Kosovës, Kallas do të bëjë më të mirën për dialogun
Qeveria e ardhshme duhet të ketë agjendë të qartë në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, thotë eurodeputeti austriak, Lukas Mandl. Kjo çështje, sipas tij, duhet të jetë prioritet për ekzekutivin dhe legjislativin e ri, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit. Teksa flet për takimet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, ai shprehet se “është e…

Lajme
Qeveria e ardhshme duhet të ketë agjendë të qartë në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, thotë eurodeputeti austriak, Lukas Mandl. Kjo çështje, sipas tij, duhet të jetë prioritet për ekzekutivin dhe legjislativin e ri, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.
Teksa flet për takimet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, ai shprehet se “është e rëndësishme që të vësh vet diçka në tryezën e bisedimeve”.
Gjithashtu, eurodeputeti austriak foli edhe për masat e që BE ka vendosur, ku tha se ai kategorikisht qëndron kundër dhe i cilëson si të pakuptimta.
Mandl është optimist se përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Kaja Kallas do të angazhohet për dialog pozitiv mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është e pakuptimt të vendosen masa kundër Republikë së Kosovës, kjo është arsyeja se pse unë parlamenatarisht jam kundër. Mendoj se komisionin ri me Kaja Kallas ka ndërmarrë hapa shumë pozitiv drejt një dialogu më të mirë. Ajo e merr shumë seriozisht këtë çështje. Besoj që KE do të jetë më i mirë në menaxhimin e këtij dialogu. Që nga fillimi kam qenë kundër këtyre masave, është e pakuptim për mendimin tim që të vendosen mas a kundër Kosovës”, tha ai për KP.