Ensar Badallaj bokson sot për finalen e Evropianit të boksit
Boksieri kosovar, Ensar Badallaj i siguroi mbrëmë Kosovës medalje në Kampionatin Evropian të boksit U15, që po mbahet në Maribor të Sllovenisë. Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Badallaj boksoi në çerekfinale kundër izraelitit, Kikis Orel, ndaj të cilit tregoi boks fantastik përgjatë tre raundeve dhe fitoi bindshëm 5:0. Ndërkaq, Badallaj do të…
Sport
Boksieri kosovar, Ensar Badallaj i siguroi mbrëmë Kosovës medalje në Kampionatin Evropian të boksit U15, që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Badallaj boksoi në çerekfinale kundër izraelitit, Kikis Orel, ndaj të cilit tregoi boks fantastik përgjatë tre raundeve dhe fitoi bindshëm 5:0.
Ndërkaq, Badallaj do të luftojë sot për ta arritur finalen e këtij turneu, ku në gjysmëfinale ka përballë një boksier ukrainas.