Agim Aliu: Edhe pas një çerek shekulli të lirisë – vazhdon padrejtësia e përndjekja e çlirimtarëve

Kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu, sot gjatë ditës ka reaguar për arrestimin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadanit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Një reagim i tillë i Aliut përmes një postimi në rrjetin social Facebook erdhi për mbajtjen në paraburgim të Ramadanit nga gjykata maqedonase. Aliu tha se…

Lajme

20/07/2024 18:42

Kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu, sot gjatë ditës ka reaguar për arrestimin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadanit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Një reagim i tillë i Aliut përmes një postimi në rrjetin social Facebook erdhi për mbajtjen në paraburgim të Ramadanit nga gjykata maqedonase.

Aliu tha se arrestimi i Ramadanit sipas tij u bë mbi akuzat e fabrikuara nga Serbia.

“Edhe pas një çerek shekulli të lirisë  – vazhdon padrejtësia e përndjekja e çlirimtarëve”, u shpreh Aliu në postimin e tij.

Ai tutje kërkoi angazhim maksimal nga institucionet e vendit që Blerimi t’i kthehet sa më parë lirisë, familjes, miqve e shokëve të tij./Lajmi.net