E rëndë: Një 27 vjeçar vetëvritet me litar në oborrin e shtëpisë së tij në Malishevë të Gjilanit
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Malishevë të Gjilanit. Një person i moshës 27 vjeçare, saktësisht i lindur më 1998, ka varur veten me litar në oborrin e shtëpisë së tij, shkruan lajmi.nhet. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani i cili ka thënë se trupi…

Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Malishevë të Gjilanit.
Një person i moshës 27 vjeçare, saktësisht i lindur më 1998, ka varur veten me litar në oborrin e shtëpisë së tij, shkruan lajmi.nhet.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani i cili ka thënë se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML.
“Ju njoftojmë se me datë 27.07.2025, rreth orës 07:27, kemi pranuar një informatë për një rast i dyshuar si vetëvrasje, në fshatin Malishevë, Gjilan. Viktima është mashkull i lindur më 1998, i cili dyshohet se është varur me litar në në oborrin e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes janë njësitë policore relevante, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML. Prokurori i shtetit ka urdhëruar policinë ti hetoj rrethanat se si ka ndodhë ky rast i rëndë”, ka thënë Hashani. /Lajmi.net/