E dhimbshme: Ky është i moshuari që punon me kolicë tërë ditën për 2 euro

Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, ka vazhduar kronikën e tij për qytetarët që punojnë në Pazarin e Prishtinës. Ai mori në intervistë të shkurtër edhe një qytetar tjetër që punon me kolicë. Gjatë rrëfimit rrënqethësh të qytetarit, ai tregon se gjatë ditës mbledhë vetëm 2 euro, dhe mbanë familjen e tij 5 anëtarëshe, 2 motrat,…

Lajme

03/02/2024 13:28

Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, ka vazhduar kronikën e tij për qytetarët që punojnë në Pazarin e Prishtinës.

Ai mori në intervistë të shkurtër edhe një qytetar tjetër që punon me kolicë.

Gjatë rrëfimit rrënqethësh të qytetarit, ai tregon se gjatë ditës mbledhë vetëm 2 euro, dhe mbanë familjen e tij 5 anëtarëshe, 2 motrat, 2 djemtë dhe vajzën e tij.

Tutje ai tregon që jeton në një shtëpi të vogël dhe nuk ka mundësi që ta ndërtojë shkaku i të ardhurave por edhe mos mundësisë së pagesës për leje ndërtimore nga komuna e Prishtinës.

Më poshtë e keni kronikën e gazetarit të lajmi.net, Selim Miftari.

/Lajmi.net/