Dyshohet se shkaktoi zjarr qëllimisht, arrestohet një person në Lipjan
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Rubovc i Madh të Lipjanit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 3 korrik rreth orës 02:25, ndërsa pas zhvillimit të hetimeve, më 4 korrik është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari. Policia njofton se “pas hetimeve lidhur me rastin është…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Rubovc i Madh të Lipjanit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 3 korrik rreth orës 02:25, ndërsa pas zhvillimit të hetimeve, më 4 korrik është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.
Policia njofton se “pas hetimeve lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari”.
Po ashtu, “i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Lajmi.net/