Dyshohet se e ngacmonte vazhdimisht një grua, arrestohet një person në Prishtinë

Një burrë është arrestuar të shtunën pasdite në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ngacmuar një grua për një periudhë të gjatë kohore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se e ka shqetësuar viktimën në forma të ndryshme. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga…

Lajme

17/05/2026 09:16

Një burrë është arrestuar të shtunën pasdite në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ngacmuar një grua për një periudhë të gjatë kohore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se e ka shqetësuar viktimën në forma të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/