Do të takohet me nënën e Luizit këto ditë, Kiara tregon ku do ta bëjnë dasmën
Nata më emocionuese që ka përjetuar ndonjëherë, ishte e shtuna në mbrëmje për Kiara Titon që mori propozim për martesë nga Luiz Ejlli në “Big Brother VIP 2”. Kiara mori propozimin krejt papritur pasi Luizi, i cili nmë parë nisi një shkaka, duke u sjell ftohtë me moderatoren dhe madje duke i folur për ndarje.…
ShowBiz
Nata më emocionuese që ka përjetuar ndonjëherë, ishte e shtuna në mbrëmje për Kiara Titon që mori propozim për martesë nga Luiz Ejlli në “Big Brother VIP 2”.
Gjatë “Prime-t” të kaluar, Kiara u eliminua për herë të dytë nga shtëpia. Në një intervistë ekskluzive për “Fan Club” pas eliminimit, ajo tregoi si e përjetoi momentin e propozimit, shkruan tch.
“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.
Por, si e imagjinon Kiara ditën e dasmës?
“Gjithmonë kur kam qenë e vogël, kam ëndërruar që të martohem në kishë. E kam imagjinuar veten me një fustan të gjatë, teksa futem në kishë me babin. Pa diskutim që kisha do të jetë njëherë, kështu e imagjinoj. Pastaj pjesa tjetër, ose plazh, ose stadium, sepse kemi ftuar gjithë ata njerëz”.
Ajo thotë se të gjithë banorët e “BBV 2” do të jenë të ftuar, përfshirë edhe Efin.
“Po, të gjithë banorët do t’i ftojmë. Do të mbarojë kjo lojë dhe të gjitha inatet do të kalojnë”.
E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara përgjigjet me siguri:
“Normal që do ta takoj”.
Një koment, ish-banorja e dha për Efin, me të cilën ka pasur miqësi dhe përplasje. Sipas saj, Efi dhe Luizi do të përballen deri në fund për çmimin e madh por e bindur thotë se “Luizi do ta fitojë”.