Djali i Sabit Gecit theri me thikë kolegun e tij në Postë të Kosovës – Policia jep detaje

Një rast i rëndë ka ndodhur sot brenda objektit të Postës së Kosovës. Një person ka therur me thike një koleg të tij. Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës  09 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në…

Lajme

09/07/2025 14:43

Një rast i rëndë ka ndodhur sot brenda objektit të Postës së Kosovës.

Një person ka therur me thike një koleg të tij.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës  09 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Ahmeti.

Për këtë rast, Reporteri ka raportuar se i përfshirë është djali i Sabit Gecit, Kushtrim Geci i cili pas therjes me thikë që i ka bërë kolegut është arratisur.

Sipas Reporterit viktima, 46 vjeç, ka marrë lëndime në dorë dhe është trajtuar në QKUK.