Disa protestues ia ndërprenë fjalimin, ky është reagimi i admiralit amerikan në NATO
Admirali i Marinës së SHBA-ve në NATO, Rob Bauer, ka shpërndarë një video ku disa protestues Anti-NATO e ndërprenë një fjalim në Amsterdam. Bauer tha se qëllimi i NATO-s është pikërisht mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe kjo është arsyeja se përse NATO mbron këso lloj protestash. “Sot, një grup protestuesish anti-NATO ndërprenë një fjalim…
Bota
Admirali i Marinës së SHBA-ve në NATO, Rob Bauer, ka shpërndarë një video ku disa protestues Anti-NATO e ndërprenë një fjalim në Amsterdam.
Bauer tha se qëllimi i NATO-s është pikërisht mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe kjo është arsyeja se përse NATO mbron këso lloj protestash.
“Sot, një grup protestuesish anti-NATO ndërprenë një fjalim në Amsterdam. Rastësisht, e drejta për të protestuar është pikërisht liria që NATO lufton për të mbrojtur.
Në përputhje me moton time “prit të papriturën” ne gjetëm një mënyrë alternative për të bërë intervistën.”, ka shkruar Bauer, duke ftuar ndjekësit e tij në “X” ta ndjekin në vijim.
Today, a group of anti-NATO protesters disrupted a speaking event in Amsterdam. Incidentally, the right to protest is exactly the freedom NATO fights to protect.
True to my motto “expect the unexpected” we found an alternative way to do the interview. Stay tuned. pic.twitter.com/vvRcBY5Pfu
— Admiral Rob Bauer (@CMC_NATO) March 26, 2024