Digjet një veturë në rrugën Gjilan Uglar

Gjatë ditës së sotme në Gjilan është parë të digjet një veturë në rrugë. Në redaksinë e lajmi.net kanë ardhur pamje që tregojnë momentin e djegies së veturës. Vetura shihet se ka marrë flakë, dhe në pamje shihen policia por as zjarrfikësit. Lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë Rajonale në Gjilan, Valon Osmani, i cili…

Lajme

18/07/2024 17:39

Gjatë ditës së sotme në Gjilan është parë të digjet një veturë në rrugë.

Në redaksinë e lajmi.net kanë ardhur pamje që tregojnë momentin e djegies së veturës.

Vetura shihet se ka marrë flakë, dhe në pamje shihen policia por as zjarrfikësit.

Lajmi.net ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë Rajonale në Gjilan, Valon Osmani, i cili njoftoi se përveç dëmeve materiale në automjet, lëndime trupore nuk ka pësuar askush.

“Më 18.07.2024 rreth orës 14:37 kemi pranuar informacion se në fshatin Uglar komuna e Gjilanit një automjete me targa civile është përfshirë nga zjarri”.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në automjet, lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, thuhet tutje në konfirmim.