Digjet një fabrikë në Gjakovë, zjarrfikësit shmangin përhapjen e flakëve
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer sot në një fabrikë të metalit në Gjakovë, duke mobilizuar njësitë e zjarrfikësve për të parandaluar përhapjen e flakëve. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin pas një…
Lajme
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer sot në një fabrikë të metalit në Gjakovë, duke mobilizuar njësitë e zjarrfikësve për të parandaluar përhapjen e flakëve.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin pas një aksioni të shpejtë.
“Falë reagimit të shpejtë dhe angazhimit të ekipeve tona, zjarri është lokalizuar dhe është shuar në kohë, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëme edhe më të mëdha materiale”, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve.
Sipas autoriteteve, nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar.
Shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit ende nuk dihen dhe pritet të zbardhen pas hetimeve nga organet kompetente. /Lajmi.net/

