Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje mbi incidentin

Një kamion është përfshirë nga flakët sot në Duhël. Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka pasur persona të lënduar. Derisa Policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po marrin masat e nevojshme për sigurimin e situatës. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit. “Një kamion është…

Lajme

08/04/2026 13:21

Një kamion është përfshirë nga flakët sot në Duhël. Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka pasur persona të lënduar. Derisa Policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po marrin masat e nevojshme për sigurimin e situatës.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit.

“Një kamion është përfshirë nga flakët në Duhël. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Për rastin në fjalë është njoftuar policia si dhe zjarrfikësit, të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka deklaruar Bytyqi.

Nga ky rast një qytetare ka kërkuar ndihmën e Ekipit të Urgjencës pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar.

“Me datën 08.04.2026, rreth orës 12:25, Policia ka pranuar informatën se një kamion është përfshirë nga zjarri në relacionin Suharekë–Duhel (në autostradë). Radiobaza ka njoftuar Stacionin Policor në Suharekë për të dërguar zjarrfikësit, si dhe një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës. Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar. Stacioni Policor është njoftuar që të orientojë Ekipin e Urgjencës drejt vendngjarjes”.

Bytyqi po ashtu bëri të ditur se autoritetet po monitorojnë situatën dhe po marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar vendngjarjen dhe për të parandaluar rreziqe të mëtejshme. /Lajmi,.net/