Detaje- Tre të vdekur, një i plagosur rëndë dhe një tjetër mori lëndime të lehta nga rasti tragjik dje në Gjilan
Një rast tragjik ka ndodhur dje në Gjilan, ku kanë humbur jetën tre persona dhe dy të tjerë janë plagosur. Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës edhe dje por sot përmes raportit 24 orësh kanë dhënë detaje shtesë. “Gjilan / 10.08.2025 – 12:30. Pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri…

Lajme
Një rast tragjik ka ndodhur dje në Gjilan, ku kanë humbur jetën tre persona dhe dy të tjerë janë plagosur.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës edhe dje por sot përmes raportit 24 orësh kanë dhënë detaje shtesë.
“Gjilan / 10.08.2025 – 12:30. Pas marrjes së informatave për të shtëna me armë zjarri njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërsa të plagosur janë hasur edhe tre persona të tjerë meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë pasi janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjilan. I plagosuri i tretë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse në spitalin e Gjilanit është duke marr tretman mjekësor edhe një mashkull kosovar i lënduar nga mjetet e forta. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore dhe ekipit mjekësor ka dalë edhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse në kërkim policor gjenden edhe tre të dyshuar. Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion”, thuhej në raport.
Përveç tre të vdekurve, dhe një që po trajtohet në QKUK në gjendje të rëndë, i lënduar lehtë nga ky rast ka mbetur edhe Naim Hoxha.
Ai dje ka pranuar trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Këtë e ka konfirmuar sot për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Valon Osmani i cili ka thënë se ai nuk ka marrë lëndime nga arma.
“Po ai ka qenë i lënduar, por jo nga arma. Është trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe me sa e di është liruar nga trajtimi”, ka thënë Osmani për lajmi.net.
Të dyshuarit për këtë rast tragjik në Gjilan ku kanë humbur jetën tre persona, janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra të cilët po kërkohen nga Policia e Kosovës pasi që ndodhen në arrati. /Lajmi.net/