Dëmtoi tri dyer të qendrës së strehimore dhe sulmoi punëtorët në Lipjan ku po strehoj – Arrestohet e dyshuara
Është arrestuar një grua e cila ishte e strehuar në strehimoren në Lipjan. Siç ka njoftuar Policia, ajo ka dëmtuar tri dyer të qendrës së strehimore dhe ka kanosur dhe i është vërsulur punëtorëve të qendrës, shkruan lajmi.net. E njëjta është dërguar në mbajtje. “Lipjan 15.10.2025 – 13:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e…

Lajme
Është arrestuar një grua e cila ishte e strehuar në strehimoren në Lipjan.
Siç ka njoftuar Policia, ajo ka dëmtuar tri dyer të qendrës së strehimore dhe ka kanosur dhe i është vërsulur punëtorëve të qendrës, shkruan lajmi.net.
E njëjta është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 15.10.2025 – 13:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e strehuar në strehimore, pasi që ajo ka dëmtuar tri dyer të qendrës së strehimores dhe ka kanosur dhe i është vërsulur punëtorëve të qendrës. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/