Dëmtoi byzylykun elektronik të mbikëqyrjes, arrestohet një person në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka dëmtuar me forcë byzylykun elektronik që përdorej për mbikëqyrjen e tij. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:30, në rrugën “Avni Lama”. Policia bën të ditur se i dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se ka dëmtuar pajisjen…
Lajme
Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka dëmtuar me forcë byzylykun elektronik që përdorej për mbikëqyrjen e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:30, në rrugën “Avni Lama”.
Policia bën të ditur se i dyshuari, shtetas i Kosovës, dyshohet se ka dëmtuar pajisjen elektronike të mbikëqyrjes, e njohur si byzylyk elektronik.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke përdorur forcën kishte dëmtuar pajisjen elektronike (byzylykun elektronik) për mbikëqyrje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/