Dëmtohet ndriçimi publik në rrugën B që u lëshua në punë pak ditë para zgjedhjeve, Komuna jep detaje
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është dëmtuar kutia elektrike e ndriçimit publik në rrugën B, me ç’rast janë shkaktuar probleme në funksionimin e ndriçimit në atë pjesë të qytetit. Sipas kryeqytetit, kjo është bërë qëllimisht ndërkaq ekipet e mirëmbajtjes së ndriçimit publik janë njoftuar dhe do të ndërhyjnë për ta rregulluar dëmtimin sa më…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është dëmtuar kutia elektrike e ndriçimit publik në rrugën B, me ç’rast janë shkaktuar probleme në funksionimin e ndriçimit në atë pjesë të qytetit.
Sipas kryeqytetit, kjo është bërë qëllimisht ndërkaq ekipet e mirëmbajtjes së ndriçimit publik janë njoftuar dhe do të ndërhyjnë për ta rregulluar dëmtimin sa më shpejtë, shkruan lajmi.net.
“Kryeqyteti e dënon çdo veprim të tillë që dëmton pronën publike dhe cenon sigurinë e qytetarëve. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës për procedurat e mëtejshme. Ftojmë qytetarët që të raportojnë raste të ngjashme, në mënyrë që të reagojmë sa më shpejt”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës në Facebook.
Ndriçimi publik në këtë lagje është lëshuar në punë pak ditë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. /Lajmi.net/
Njoftimi publik: