Deklarimi i pasurisë së të propozuarës për kryekuvendare nga Vetëvendosje- para në bankë e banesë në bashkëpronësi me bashkëshortin

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka publikuar sot të dhënat nga deklarimi i pasurisë së vitit 2025 nga zyrtarët shtetërorë. Ministrja në dorëheqje e Drejtësisë, njëherit edhe kandidate për kryekuvendare e propozuar nga VV, ka deklaruar pasurinë e saj dhjetëra mijë euro. Ajo ka deklaruar në pronësinë e saj vetëm 1 mijë e 600 euro…

Lajme

23/04/2025 14:21

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka publikuar sot të dhënat nga deklarimi i pasurisë së vitit 2025 nga zyrtarët shtetërorë.

Ministrja në dorëheqje e Drejtësisë, njëherit edhe kandidate për kryekuvendare e propozuar nga VV, ka deklaruar pasurinë e saj dhjetëra mijë euro.

Ajo ka deklaruar në pronësinë e saj vetëm 1 mijë e 600 euro në bankë.

Në pronësi të përbashkët, Haxhiu ka deklaruar një veturë të tipit Seat të vitit 2020 në vlerë prej 9 mijë e 700 eurove.

Në pronësi të bashkëshortit të saj i cili është anëtar i VV-së në KQZ, Haxhiu ka deklaruar një banesë 82 m2 në vlerë prej 60 mijë eurove si dhe një tokë 6 ari në vlerë prej 15 mijë eurove.

Pagë neto vjetore, Haxhiu ka deklaruar 22 mijë e 540 euro ndërsa nga mëditjet dhe udhëtimet zyrtare jashtë vendit ajo ka deklaruar vetëm 760 euro. /Lajmi.net/