Defekti në “Toni Bler” alarmon KRU Prishtinën, ndërhyrje urgjente në rrjetin e ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Toni Bler”, në afërsi të Stacionit Policor në Arbëri. Sipas njoftimit, është evidentuar dëmtim i një gypi me diametër prej 250 milimetrash, nga i cili ka rrjedhje të madhe të ujit. “KRU Prishtina” ka bërë të ditur se defekti…

Lajme

19/08/2026 17:18

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Toni Bler”, në afërsi të Stacionit Policor në Arbëri.

Sipas njoftimit, është evidentuar dëmtim i një gypi me diametër prej 250 milimetrash, nga i cili ka rrjedhje të madhe të ujit.

“KRU Prishtina” ka bërë të ditur se defekti është vlerësuar si urgjent dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

“Defekti është urgjent dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për ndalimin e rrjedhjes dhe sanimin e dëmtimit”, thuhet në njoftim.

Kompania ka njoftuar se do të ndërhyjë për sanimin e dëmtimit, ndërsa qytetarët do të informohen për zhvillimet lidhur me këtë defekt.