Dedaj: Sa më shumë po i mbarojnë ditët në zyrën e Presidencës, Vjosa po na paraqitet si “çlirimtare”

Ish-ambasadori i Kosovës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj ka shkruar për marshim e sotëm “Drejtësi, jo politikë”. Ai ka folur edhe për praninë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në këtë marsh, për herë të parë nga protestat dhe marshet e organizuara të kësaj natyre. Praninë e saj, Dedaj e ka lidhur…

Lajme

17/02/2026 18:24

Ish-ambasadori i Kosovës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj ka shkruar për marshim e sotëm “Drejtësi, jo politikë”.

Ai ka folur edhe për praninë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në këtë marsh, për herë të parë nga protestat dhe marshet e organizuara të kësaj natyre.

Praninë e saj, Dedaj e ka lidhur me mbarimin e mandatit të Presidentes.

“Sot më është dukur UÇK si UÇA, respektivisht Ushtria Çlirimtare e Australisë! Sa më shumë po i mbarojnë ditët në zyren e Presidencës, Vjosa po na paraqitet se “çlirimtare” ndonëse gjatë luftës kishte ikur në Australi!”, ka shkruar Dedaj në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: