“Dashuria e nënës nuk dorëzohet kurrë”, Deliu uron nënën e Hashim Thaçit
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu, ka uruar për ditëlindje nënën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Deliu ka shprehur respekt dhe mirënjohje për forcën dhe qëndrueshmërinë e saj, duke e cilësuar si një grua që ka kaluar shumë sprova në jetë. “E admiroj forcën, durimin dhe qetësinë…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu, ka uruar për ditëlindje nënën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Deliu ka shprehur respekt dhe mirënjohje për forcën dhe qëndrueshmërinë e saj, duke e cilësuar si një grua që ka kaluar shumë sprova në jetë.
“E admiroj forcën, durimin dhe qetësinë e një gruaje që ka kaluar shumë sprova në jetë. Pritjen që e ka përballuar me kaq shumë forcë, duke na dëshmu se dashnia e nanës nuk dorëzohet kurrë dhe se shpresa mbetet gjithmonë gjallë”, ka shkruar Deliu, transmeton Klankosova.tv.
Ajo ka uruar që kjo të jetë ndër ditët e fundit të shënuara me mall e pritje, duke shprehur dëshirën për ditë më të qeta dhe për bashkimin e familjes.
“Uroj që kjo të jetë një nga ditët e fundit të shënuara me mall e pritje, dhe që ditët në vazhdim t’ju sjellin vetëm gëzim, qetësi dhe bashkimin që çdo nanë e dëshiron me gjithë shpirt”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/