Chelsea vazhdon me serinë e humbjeve, mposhten nga Newcastle
Chelsea ka pësuar humbjen e radhës. ‘Blutë e Londrës’ u mposhtën 1:0 në udhëtim te Newcastle United, përcjell lajmi.net. Ndeshja u konkretizua me lojë të mirë nga të dy skuadrat. Gjatë gjithë takimi po kërkonin të kalojnë në epërsi. Por, atë e arritën vetëm Newcastle, pasi në minutën e 67` Joseph Wilock realizoi një supergol.…
Sport
Chelsea ka pësuar humbjen e radhës.
‘Blutë e Londrës’ u mposhtën 1:0 në udhëtim te Newcastle United, përcjell lajmi.net.
Ndeshja u konkretizua me lojë të mirë nga të dy skuadrat. Gjatë gjithë takimi po kërkonin të kalojnë në epërsi.
Por, atë e arritën vetëm Newcastle, pasi në minutën e 67` Joseph Wilock realizoi një supergol.
Ndeshja më pas u ndezë edhe më shumë, me Chelsea që po kërkonin të barazojnë shifrat.
Ata krijuan raste, por jo edhe gola.
Pas humbjes së sotme ‘Blutë e Londrës’ gjenden në vendin e gjashtë me 21 pikë.
Kurse, Newcastle e mban vendin e tretë me 30 pikë./Lajmi.net/