Çeku ia dorëzon raportin me të gjetura për krime lufte Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës
Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ia ka dorëzuar sot Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës raportin e dokumentimit mbi të gjeturat për krime lufte në Kosovë. Në një postim në Facebook, ministri Çeku ka thënë se nuk do të ndalen për asnjë moment në betejën për drejtësi e dëmshpërblim karshi Serbisë dhe se raporti…
Lajme
Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ia ka dorëzuar sot Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës raportin e dokumentimit mbi të gjeturat për krime lufte në Kosovë.
Në një postim në Facebook, ministri Çeku ka thënë se nuk do të ndalen për asnjë moment në betejën për drejtësi e dëmshpërblim karshi Serbisë dhe se raporti është rezultat i punës së Komisionit shtetëror të formuar nga qeveria.
“Krahas krimeve të shumta të luftës, projekti gjenocidal serb kishte shënjestruar edhe trashëgiminë kulturore të Kosovës. Kulturocidi serb në Kosovë ishte me pasoja tronditëse. 1784 monumente të shkatërruara, 3724 artifakte të grabitura, 175 biblioteka të shkatërruara, 1.7 milion libra shqip të asgjësuar, dhjetëra mijëra dokumente arkivore të monumenteve të grabitura, qindra vepra arti të dëmtuara e vjedhura”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë në Facebook: