Bulliqi në 35 vjetorin e rënies së Zhitisë dhe Fazliut: Me respekt kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre
Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i Podujevës ,Shpejtim Bulliqi, bëri homazhe për nder të jetës dhe sakrificës së tyre në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Në një postim në Facebook Bulliqi shprehet me respekt kujtohet trimëria dhe sakrifica e Afrimit dhe Fahriut, “një trashëgimi…
Lajme
Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i Podujevës ,Shpejtim Bulliqi, bëri homazhe për nder të jetës dhe sakrificës së tyre në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.
Në një postim në Facebook Bulliqi shprehet me respekt kujtohet trimëria dhe sakrifica e Afrimit dhe Fahriut, “një trashëgimi që na frymëzon dhe na obligon të vazhdojmë rrugën e ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës.”
Bulliqi ka shtuar se pas homazheve ka marrë pjesë dhe në akademinë përkujtimore.
“Pas homazheve, morëm pjesë në akademinë e organizuar nga Zyra e Kryeministrit për nder të dy heronjve, të cilët mbetën shembuj të guximit dhe dashurisë për atdhe.” ka shkruar Bulliqi./Lajmi.net/