Broja pas golit largohet nga loja i dëmtuar

Skuadra londineze Fulham dhe Chelsea po takohen në kuadër të Premierligës. Sulmuesi shqiptar, Armand Broja ka realizuar golin e dytë për 2:0. Broja u largua nga loja në minutën e 64-t. Kjo ndodhi për shkak të një lëndimi që në shikim të parë nuk duket serioz, shkruan Lajmi.net. Ai doli nga fusha i shoqëruar nga…

Sport

02/10/2023 22:30

Skuadra londineze Fulham dhe Chelsea po takohen në kuadër të Premierligës.

Sulmuesi shqiptar, Armand Broja ka realizuar golin e dytë për 2:0.

Broja u largua nga loja në minutën e 64-t. Kjo ndodhi për shkak të një lëndimi që në shikim të parë nuk duket serioz, shkruan Lajmi.net.

Ai doli nga fusha i shoqëruar nga stafi mjekëve.

Ky duel po zhvillohet në stadiumin “Craven Cottage”, me fillim prej orës 21:00.

“Blutë” nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e fundit, duke regjistruar dy humbje e një barazim. Chelsea ka grumbulluar pesë pikë deri tash dhe ndodhet në pozitën e 15-të në tabelë.

Në anën tjetër, Fulhami hyn në këtë ndeshje pas barazimit me Crystal Palce. Fulhami është në pozitën e 12-të me tetë pikë. /Lajmi.net/