BQK: Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3.9 për qind
Projeksionet e BQK-së për vitin 2024 sugjerojnë për një rritje ekonomike prej 3.9 përqind si rezultat i rritjes së të ardhurave reale të disponueshme, për shkak të rënies së inflacionit dhe rritjes së burimeve të tjera të financimit. BQK në raporton “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë shkruan se në TM1 2024 se është shënuar ngadalësim i…
Lajme
Projeksionet e BQK-së për vitin 2024 sugjerojnë për një rritje ekonomike prej 3.9 përqind si rezultat i rritjes së të ardhurave reale të disponueshme, për shkak të rënies së inflacionit dhe rritjes së burimeve të tjera të financimit.
BQK në raporton “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë shkruan se në TM1 2024 se është shënuar ngadalësim i rritjes (3.3 përqind), si pasojë e vlerësimeve për rënie të eksportit të mallrave si dhe rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve, përderisa investimet e përgjithshme, konsumi, si dhe eksporti i shërbimeve, vlerësohet se ndikuan pozitivisht rritjen e BPV-së.
Në këtë raport flitet edhe për perspektivën e inflacionit në Kosovë. “BQK parashikon që inflacioni në vitin 2024 të ngadalësohet në 2.5 për qind. Faktorët që pritet të kontribuojnë në këto dinamika përfshijnë stabilizimin e ofertës dhe çmimeve në tregjet ndërkombëtare krahas ngadalësimit të aktivitetit ekonomik global, trendin zbritës të inflacionit në eurozone, transmetimin e shtrëngimit të kushteve të financimit në kërkesën e brendshme, e të tjera”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport flitet për rreziqet e ndërlidhura me inflacionin që anojne nga kahu i lartë dhe që kryesisht përbëhen nga rreziqet për pengesa në zinxhirët e furnizimit si pasojë e tensioneve gjeopolitike, reduktimin e sasisë së prodhimit nga OPEC+, ndikimin e migrimit potencial në paga pas liberalizimit të vizave, e të tjera.
Ndryshe ditë më parë Bordi Ekzekutiv i FMN-së përfundoi shqyrtimin e dytë të Kosovës në kuadër të Marrëveshjes Stand-By dhe Marrëveshjes në kuadër të Lehtësimit dhe Qëndrueshmërisë dhe Kërkesës për Modifikimin e Masës së Reformës.
Sipas FMN-së, ekonomia e Kosovës vazhdon të performojë mirë, përkundër një mjedisi sfidues. “Rritja reale e PBB-së u moderua në 3.3 për qind në vitin 2023, mes kërkesës së jashtme të ndrydhur dhe parashikohet të përshpejtohet në 3.8 për qind në vitin 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme. Inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, duke arritur në 2 për qind nga viti në vit në tremujorin e parë të 2024. /RTK/