Berisha publikon si protestë në Shqipëri një video të fermerëve nga Kosova
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Fermerët derdhin qumështin para Ministrisë së Bujqësisë si protestë për politikat qeveritare të falimentimit të tyre.” Megjithatë, pamjet e publikuara nuk i përkasin një proteste në Shqipëri. Në video shfaqen fermerë nga Kosova, të cilët kanë derdhur qumështin…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Fermerët derdhin qumështin para Ministrisë së Bujqësisë si protestë për politikat qeveritare të falimentimit të tyre.”
Megjithatë, pamjet e publikuara nuk i përkasin një proteste në Shqipëri.
Në video shfaqen fermerë nga Kosova, të cilët kanë derdhur qumështin si shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve dhe kontrolleve të Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.