Bedri Hamza: Shfrytëzoni të drejtën për të votuar, presim një ditë zgjedhjesh të qetë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka ushtruar sot të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare, së bashku me anëtarë të familjes së tij. Pas votimit, Hamza u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë lirshëm, sipas bindjes dhe vullnetit të tyre. Ai ka shprehur…

Lajme

28/12/2025 10:14

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka ushtruar sot të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare, së bashku me anëtarë të familjes së tij.

Pas votimit, Hamza u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë lirshëm, sipas bindjes dhe vullnetit të tyre. Ai ka shprehur shpresën që dita e zgjedhjeve të kalojë qetë dhe pa incidente.

“Bashkë me familjen e shfrytëzuam të drejtën për të votuar. I ftoj qytetarët që të votojnë në mënyrë demokratike, sipas bindjes së lirë. Shpresoj të jetë ditë e qetë dhe gjithçka të shkojë mbarë. Deri më tani nuk kam informacione për ndonjë problem dhe uroj të mos ketë”, ka deklaruar Hamza.

Ai është ndalur edhe te çështja e furnizimit me energji elektrike, duke theksuar se çdo telashe eventuale do të ishte shqetësuese, por pa dashur të paragjykojë situatën.

“Nuk është mirë nëse ndodhin telashe me rrymën, sepse mund të jenë shqetësuese, por nuk dua të paragjykoj”, ka shtuar Hamza.

Hamza ka theksuar rëndësinë e një procesi zgjedhor të rregullt dhe transparent, duke uruar që zgjedhjet të zhvillohen pa pengesa dhe në frymë demokratike. /Lajmi.net/