BE-ja reagon pas zgjedhjes së Zejnulla Gashit kryeprokuror, kërkon integritet dhe llogaridhënie në sistemin prokurorial

Bashkimi Evropian ka reaguar pas emërimit të Zejnulla Gashit në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke e mirëpritur zgjedhjen e tij pas më shumë se katër vitesh pa një udhëheqës të rregullt të këtij institucioni. Në një deklaratë, Zyra e BE-së në Kosovë ka theksuar se para kryeprokurorit të ri është një mandat i rëndësishëm,…

Lajme

15/07/2026 16:11

Bashkimi Evropian ka reaguar pas emërimit të Zejnulla Gashit në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke e mirëpritur zgjedhjen e tij pas më shumë se katër vitesh pa një udhëheqës të rregullt të këtij institucioni.

Në një deklaratë, Zyra e BE-së në Kosovë ka theksuar se para kryeprokurorit të ri është një mandat i rëndësishëm, i fokusuar në forcimin e integritetit dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial.

“BE-ja në Kosovë mirëpret emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit pas më shumë se katër vitesh marrëveshjesh për detyrën e prokurorit”, thuhet në reagimin e BE-së.

Sipas Bashkimit Evropian, Gashi duhet të përqendrohet në garantimin e një sistemi prokurorial të besueshëm dhe në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

“Përpara zotit Gashi është zbatimi i një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar”, ka theksuar BE-ja.

Emërimi i Gashit në krye të Prokurorisë së Shtetit vjen pas një periudhe të gjatë me ushtrues detyre në këtë pozitë, ndërsa nga institucionet ndërkombëtare vazhdimisht është kërkuar forcim i sundimit të ligjit dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit. /Lajmi.net/